Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka goditur rajonin Papua të Indonezisë.
Qendra e Kërkimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e dridhjes me magnitudë 6.5 ballë ishte 193 kilometra në veriperëndim të zonës Abepura në rajon.
Nga tërmeti, i cili ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale. Pas tërmetit u lëshua një paralajmërim për cunami.
Ndërkaq, një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi të dielën provincën perëndimore të Balıkesir, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, njoftuan autoritetet turke.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, viktima është Nihat Onbaş, 81 vjeç, i cili humbi jetën në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe të shembur në qytetin Sındırgı.
Bashkëshortja e tij, Hamide Onbaş, është jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar frakturë në krah.
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...