Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të diel në afërsi të Napolit në jug të Italisë.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 2 kilometrash në një kalderë vullkanike (një lloj krateri), 14 kilometra nga Napoli dhe u regjistrua në orën 15:30, shkruan ANSA.
Nuk pati raportime për të lënduar apo dëme në ndërtesa, por tërmeti trazoi banorët e Napolit dhe rajonit përreth.
Tërmetet janë të shpeshta në këtë pjesë të Italisë, pasi zona e Campi Flegrei (Fushat e Flegreit) është aktualisht nën ndikimin e bradyseizmit.
Bradyseizmi është ngritja ose ulja graduale e një pjese të sipërfaqes së Tokës, e shkaktuar nga mbushja ose zbrazja e dhomave nëntokësore të magmës ose nga aktiviteti hidrotermik, veçanërisht në kalderat vullkanike.
Ky proces mund të zgjasë për mijëvjeçarë ndërmjet shpërthimeve dhe çdo lëvizje e tokës zakonisht shoqërohet nga mijëra tërmete të vogla deri në mesatare./abcnews.al
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...