Një termet i fuqishëm prej 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur bregun lindor të Indonezisë mëngjesin e sotëm. Tërmeti shkaktoi panik të madh në mesin e qytetarëve të cilët me nxitim largoheshin nga shtëpitë e tyre. Situata është stabilizuar dhe nuk ka asnjë indikacion se lëkundjet e tokës në vazhdim mund të shkaktojnë probleme. Tërmetin më së shumti e kanë ndjerë banorët e Wamena-së”, tha Nugroho.
Një termet i fuqishëm prej 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur bregun lindor të Indonezisë mëngjesin e sotëm.
Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Sutopo Purwo Nugroho për AA, tha se epiqendra e tërmetit ishte regjistruar në arqipelagun e Papua-së, në një thellësi prej rreth 96 kilometra.
Tërmeti shkaktoi panik të madh në mesin e qytetarëve të cilët me nxitim largoheshin nga shtëpitë e tyre. Situata është stabilizuar dhe nuk ka asnjë indikacion se lëkundjet e tokës në vazhdim mund të shkaktojnë probleme. Tërmetin më së shumti e kanë ndjerë banorët e Wamena-së”, tha Nugroho.
I njëjti burim thotë se autoritetet kompetente nuk kanë lëshuar paralajmërim për mundësinë e paraqitjes së cunamit ndërsa raporti i detajuar në lidhje me pasojat e tërmetit do të bëhet i ditur në orët në vijim.
Në fillim të janarit, i njëjti rajon u godit nga një tërmet prej 6 ballë sipas Rihterit dhe me atë rast u dëmtuan më shumë se tremijë ndërtesa.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...