Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi rajonin Davao Oriental të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Shkencave Vullkanike dhe Sizmologjisë i Filipineve (Phivolcs) raportoi se epiqendra e tërmetit që ndodhi në një thellësi prej 118 kilometrash ishte 54 kilometra në juglindje të komunës Governor Generoso të rajonit Davao Oriental.
Kryetari i Phivolcs, Renato Solidum, tha për mediat lokale se nuk është lëshuar paralajmërim për “cunami”, por që priten lëkundje të tjera.
Tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe humbje materiale.
Real Madridi është shumë afër nënshkrimit me yllin e Liverpo...
Vendim i ri: Legalizimi i folieve në vetura bëhet përmes A-T...
Nën patronatin e Kurtit, mbahet akademi për demonstratat e v...
Barcelona merr dritën e gjelbër për të nisur bisedimet me Ba...
Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komu...
SHBA heq sanksionet ndaj presidentes së përkohshme të Venezu...