Indonezia është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.6 ballë sipas Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për Meteorologji, Ambient dhe Gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) raportoi se tërmeti është regjistruar në provincën Maluku.
Më saktësisht, epiqendra e tërmetit është regjistruar të jetë 112 kilometra nga ishulli Aru, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima dhe deri më tani nuk është dhënë alarm për një cunami të mundshëm.
Zona në perëndim të Sumras në Indonezi, të martën u trondit nga ty tërmete me magnitudë prej 6.2 dhe 6.7 ballë sipas Rihterit.
Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...