Një termet me magnitut 6.2 shkallë të Riterit ka goditur Kinën veriperëndimore në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Siç raporton BBC numri i të vdekurve deri me tani është 118 ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja, transmeton Arbresh.info.
Deri me tani, 266 persona kanë mbetur të lënduar në provincat Gancu dhe Qinghai ndërsa 20 persona janë ende të zhdukur.
Tërmeti ka ndërprerë gjithashtu ujin dhe energjinë elektrike në disa pjesë të provincës Gansu.
Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar përpjekjet e plota të shpëtimit në Gansu, një nga rajonet më të varfra të Kinës./Arbresh.info
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare