Sipas kreut të Institutit Gjerman për Kërkime Ekonimike, Clemens Fuest, Italia herët ose më vonë do të largohet nga eurozona.
Sipas tij, tërheqja e Italisë mund të rezultojë edhe me largimin e vendeve tjera nga eurozona, tha ai për gazetën gjermane Der Tagespiegel, transmeton arbresh.info.
“Niveli i mirëqenies në Itali është ashtu siç ishte në vitin 2000. Nëse nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim, italianët mund të revoltohen në një moment dhe të kërkojnë largimin e tyre nga eurozona”, tha ai.
Sipas Fuest, BE-ja është duke u shpërbërë dhe tërheqja e potecialit që ka Italia nga Bashkimi Monetar do të ketë pasoja drastike për BE-në.
“Kjo do të ishte një goditje e madhe për BE-në. Më pas shfaqet rreziku që edhe vendet tjera si Greqia, Portugalia dhe Spanja të ndjekin atë shembull. Shtetet e Lindjes gjithashtu janë distancuar nga Evropa. Kjo është e rrezikshme, sepse tani Evropa ka nevojë për stabilitet”, shtoi ai.
Në të njejtën kohë, Fuest beson që qeveria gjermane do të jetë e gatshme për të miratuar një progam që i vjen në ndihmë Italisë, pro aksapaguesit gjermanë do të duhet të mbajnë barrën kryesore.
Ai gjithashtu theksoi se BE-ja është në prag të ndarjes, pasi hapi i parë erdhi nga Brexit. Në qershor, rreth 52% e qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë votuar për largimin e vendit nga BE-ja./Arbresh.info
Vrasje në tentativë në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuar...
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...