Një 18-vjeçar që tentoi të godasë ish-kryeministrin francez Manuel Valls, përderisa ai ishte në një turne zgjedhore në rajonin Brittany, në Francë, është penguar nga rojat e sigurisë dhe më pas është arrestuar.
Valls, i cili po parakalonte përmes një grupi njerëzish në qytetin Lamballe, pasi shkëmbeu disa fjalë me të rinjët, shpëtoi për pak nga goditja e një të riu, transmeton arbresh.info.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është i moshës 18 vjeç.
Valls, i cili po kandidon në zgjedhjet presidenciale në Francë nuk ka pësuar lëndime nga ky incident.
“Unë kurrë nuk jam frikësuar nga kontakti me qytetarët francezë, por demokracia nuk do të thotë dhunë”, tha Valls para gazetarëve menjëherë pas incidentit./Arbresh.info
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...