Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, i ka mbijetuar sot një atentati në kryeqytetin Kartum, ku pati një shpërthim të fuqishëm e siç raportojnë mediat lokale cak ishte konvoji i kryeministrit.
Familja e Hamdokut ka bërë të ditur se ai është mirë dhe i siguruar nga autoritetet e rendit, kurse televizioni publik i Sudanit ka raportuar se Hamdok ishte rrugës për në zyre kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, kurse në videot e publikuar në internet shihet dy vetura të bardha të dëmtuara, që janë prodhuar në Japoni dhe që përdoren nga zyrtarët e lartë të Sudanit.
Tre dëshmitarë okularë kanë deklaruar për Reuters se sulmi ka ndodhur në afërsi të urës Kober, që lidh pjesën veriore të Kartumit me qendrën e qytetit ku edhe gjenden zyrat e kabinetit të Hamdokut.
Kujtojmë që Hamdok është zgjedhur kryeministër në korrik të vitit të kaluar, pas protestave të shumta të prodemokratëve që detyruan ushtrinë të rrëzojnë nga pushteti presidentin Omar al-Bashir dhe ta sjellë në këtë vend një qeveri civile.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...