Dy ditë pas vrasjes së Gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara, Papa Françesku bëri thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje.
Teksa foli në lutjen e së dielës në Vatikan, Papa foli për një ajër të tmerrshëm tensioni që tani mund të ndihet në shumë pjesë të botës.
“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë,” tha ai.
Më tej shtoi:
“Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim.”
Ju kujtojmë se të premten, një sulm amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, duke dhënë premtime për hakmarrje të ashpër nga Teherani./ Top Channel
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri