Zëdhënsja e NATO-s, Oana Lungescu thotë se aleanca ushtarake është “duke monitoruar nga afër” zhvillimet në Detin Azov dhe ngushticën Kerç.
“Ne kërkojmë përmbajtje dhe mos eskalim të situatës”, tha ajo, transmeton portali arbresh.info
“NATO mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë të drejtat e tij lundruese në ujërat e tij territoriale. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të sigurojë qasje të papenguar në portet ukrainase në Detin Azov, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ajo.
Në Samitin e Brukselit në korrik, liderët e NATO-s shprehën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe bënë të qartë se militarizimi i vazhdueshëm i Rusisë në Krime, Detin e Zi dhe Detin Azov paraqesin kërcënime të mëtejshme për pavarësinë e Ukrainës dhe minon stabilitetin e rajonit më të gjerë.
Rusia ka sulmuar dy anije të Ukraniës, për të cilat pretendonte se kanë shkelur kufirin e saj detar, duke lënë të plagosur rëndë të paktën 2 persona./arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...