Britania e Madhe është përfshirë nga temperatura ekstremisht të larta për vendin, me autoritetet që po shqyrtojnë të shpallin vendin në gjendje të jashtëzakonshme.
Mediet britanike raportojnë se shinat e trenit në një urë në Londër kanë marrë flakë, duke bërë që përkohësisht të ndalet qarkullimi i trenave e sipas ekspertëve kjo po ndodh si pasojë e valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta që po mbizotërojnë këtë vend.
Shkëndijat e para të zjarrit u panë në shinat e trenit në Battersea, në pjesën jugore të Londrës.
Steve White, drejtori i përgjithshëm i hekurudhave, ka shpërndarë fotografinë e zjarrit në rrjetet sociale, ku shprehu falënderimet ndaj kompanisë së hekurudhave të Londrës dhe brigadës së zjarrfikësve.
“Faleminderit që keni reaguar shpejt për ta lokalizuar zjarrin dhe i mundësuat trenave të vazhdojnë rrugëtimin e tyre”, shtoi White.
Autoritete vendase po mbikëqyrin vazhdimisht disa lokacione, pasi temperaturat mbeten të larta edhe gjatë ditëve të ardhshme, e frika se mund të ndodhë sërish diçka e ngjashme i ka detyruar ata të jenë më vigjilent./arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses