Presidenti amerikan Donald Trump është i gatshëm të pranojë kontrollin rus mbi territoret e pushtuara në Ukrainë nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, sipas raportimeve në të përditshmen britanike “The Telegraph”.
Sipas kësaj gazete, Donald Trump e ka dërguar emisarin e tij të paqes, Steve Witkoff, dhe dhëndrin Jared Kushner, për t’ia bërë ofertën direkte Vladimir Putinit në Moskë, në mënyrë që sigurojë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës.
Kjo qasje ka alarmuar Kievin, pasi vlerësohet se mund të minojë përpjekjet e Ukrainës për rikthimin e territorit dhe mbështetjen perëndimore ndaj luftës.
Raporti vjen në kohën kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të tretë, ndërsa diplomacia ndërkombëtare mbetet e bllokuar dhe Moska vazhdon operacionet në terren.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës