Në një shkollë në qytetin gjerman Offenburg, një nxënës ka shtënë me armë zjarri mbi një nxënës tjetër.
Berliner Morgen Post raporton se ekipet e shpëtimit i kanë ofruar ndihmën mjekësore nxënësit të plagosur, transmeton Telegrafi.
Raportohet se mbi shkollë janë duke fluturuar katër helikopterë të policisë gjermane.
Siç raporton Bild, dhjetëra policë kanë rrethuar shkollën, kurse nxënësve të frikësuar nuk u është lejuar të largohen.
“I dyshuari është arrestuar në kuadër të operacionit të masave të gjera në shkollë e Offenburgut. Fjala është për një të ri”, është thënë nga policia.
E për shkak të shtënave, policia ka bllokuar tërë rajonit përreth shkollës. /Telegrafi/
#Offenburg – Am Donnerstagmittag, gegen 12 Uhr, kam es zu einem Großeinsatz in einer Schule in der Nordstadt von Offenburg.
➡️ https://t.co/86EjBvAOOr pic.twitter.com/PhVAMGbrNZ— Polizei Offenburg (@PolizeiOG) November 9, 2023
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: Konsum...
Spitali njofton për gjendjen e të miturit që u godit nga vet...
Mitrovicë: Një 13-vjeçar goditet nga një veturë
Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë...
Hesape të paqëruara me Dritën, lajmërohet Avdyli i Celjes
Një e moshuar humbi jetën në Vushtrri si pasojë e një zjarri...