Të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në një klub nate në shtetin amerikan të Connecticut.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase një burrë 28-vjeç u vra nga të shtënat në Hartford dhe dy gra dhe dy burra u plagosën, tha zyrtari i policisë lokale Paul Sisero.
Dy prej të plagosurve u operuan dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme. Policia u njoftua rreth orës 01:30 të mëngjesit me kohën lokale dhe kur mbërritën tek klubi i natës një turmë njerëzish po iknin.
“Të gjithë filluan të shtyheshin për të ikur nga të shtënat,” tha Sisero një efektiv policie.
Rrugët rreth klubit u bllokuan për orë të tëra për shkak të të shtënave. Sulmuesi po kërkohet, dhe policia thotë se është një “hetim shumë kompleks” dhe nuk do të dalë në deklaratë me detaje të reja.
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...