Ndjekje si nëpër filma ajo në Florida, ku policia arriti të ndalojë një furgon që ishte marrë nga disa kriminelë, të cilët grabitën një argjendari. Bilanci tragjik flet për 4 viktima mes të cilëve edhe shoferi i furgonit, i cili ishte marrë peng nga grabitësit.
Katër persona mbetën të vrarë në Florida si pasojë e të shtënave me armë pas ndjekjes nga ana e policisë amerikane të një furgoni i cili kishte shërbyer për grabitjen e një argjendarie në periferi të Majemit.
Grabitësit kishin me vete të paktën një peng. Viktimat janë dy nga grabitësit, shoferi i furgonit i cili ishte marrë peng, si dhe një drejtues mjeti i cili u qëllua gabimisht gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Mes viktimave nuk ka asnjë agjent policie. Një nënpunës i argjendarisë ka mbetur i plagosur. Një shkëmbim i parë zjarri ndodhi kur policia, pas aktivizimit të alarmit, mbërriti para argjendarisë.
Më pas u sekuestrua furgonin dhe grabitësit u përpoqën të arratiseshin. Arratisja përfundoi kur furgoni u bllokua në trafik, dhe kriminelët u rrethuan nga policia.
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...