Nëntë persona mbetën të vrarë në një port në Ekuador afër kufirit me Kolumbinë.
Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha se sulmi u krye nga 30 persona të armatosur dhe të lidhur me bandat e krimit të organizuar.
Zapata tha se në port në kohën e të shtënave kishte rreth 1,500 dhe 2,000 njerëz.
Një nga taksitë e përdorur nga sulmuesit u gjet e braktisur në port dhe u sekuestrua nga policia.
Provinca e varfër Esmeraldas ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 3 marsi për shkak të niveleve të larta të krimit dhe dhunës.
Ekuadori ndodhet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, shumica e së cilës dërgohet në Shtetet e Bashkuara dhe Europë nga portet e Ekuadorit.
Rrjedhimisht, Ekuadori ka parë një rritje kohët e fundit të dhunës dhe vrasjeve që lidhen me trafikun e drogës./abcnews
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj