Dy prona të përdorura nga operatorë turistikë në Ibiza janë shkatërruar si pasojë e të reshurave të shumta që kanë goditur ishullin të hënën dhe të martën, me qindra turistë të evakuuar pasi të reshurat shkaktuan edhe rrëshqitje dheu, rënie të çative dhe ndërprerje të shumta të fluturimeve dhe trageteve.
Resorti me katër yje “Vibra Tropical Garden Apartments”, u godit nga rrëshqitja e dheut dhe detyroi evakuimin e mbi 200 mysafirëve, ka thënë shërbimi i zjarrfikësve të Ibizas, duke shtuar se është marrë edhe me 200 incidente tjera gjatë vërshimeve.
Stuhia Gabrielle solli sasi të mëdha lagështie nga Mesdheu dhe e bllokoi atë mbi Ishujt Balearik, duke bërë që rrugët të shndërrohen në lumenj dhe infrastruktura të shembet.
Më poshtë mund të shihni pamje nga dëmet e shkaktuara si pasojë e reshjeve që po konsiderohen më të mëdhatë në 70 vjetët e fundit në një prej vendeve më ekzotike për pushime.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...