Të paktën 60 persona u vranë dhe 168 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi ministria libaneze e Shëndetësisë.
Autoritetet libaneze regjistruan 57 sulme ajrore në pjesë të ndryshme të vendit, shumica e tyre pranë kufirit me Izraelin, në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa (në lindje).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, që nga fillimi i luftës në Gaza, një vit më parë, 2229 persona janë vrarë dhe 10380 janë plagosur nga sulmet izraelite.
Për shkak të armiqësive midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, rreth 187,000 njerëz u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të kërkonin streha të sigurta në pjesë të tjera të Libanit, ndërsa 430,000 të tjerë të zhvendosur kaluan kufirin në Siri./abcnews.al
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...