Të paktën 32 persona humbën jetën në Turqinë juglindore të shtunën kur disa automjete u përplasën me ekipe të ndërhyrjes së shpejtë, që po i përgjigjeshin aksidenteve të tjera të mëparshme, thanë zyrtarët e vendit.
“16 persona, përfshirë punonjës të urgjencës dhe gazetarë, humbën jetën kur një autobus u përplas në një vend ku kishte ndodhur më parë një aksident”, tha guvernatori i provincës juglindore të Gaziantep, Davut Gul .
20 persona të tjerë u plagosën dhe morën trajtim.
“Ndërsa ekipet e zjarrfikësve, ato mjekësore dhe të tjerë po i përgjigjeshin aksidentit, një autobus tjetër u përplas 200 metra mbrapa. Autobusi i dytë rrëshqiti dhe goditi punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe të lënduarit”, tha Gul.
Ndërkohë, një kamion u përplas në një zonë rreth 250 km në lindje, në qarkun Derik të Mardinit, ku ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po përgjigjeshin ndaj një aksidenti tjetër.
16 persona vdiqën dhe 29 të tjerë u plagosën si pasojë e incidentit në Mardin, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se tetë nga të plagosurit ishin në gjendje kritike./voa/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...