Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe për dhjetëra të tjerë nuk dihet ende asgjë, pas vërshimeve në perëndim të Gjermanisë, të cilat kanë dëmtuar dhjetëra shtëpi, kanë thënë autoritetet lokale më 15 korrik, transmeton dpa.
Shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Gjermanisë kanë shkaktuar dëme në prona, mbyllje të autostradave dhe evakuime brenda natës.
Vdekjet janë raportuar në rajonin Ahrweiler, rajon i njohur për prodhim të verës në landin Rhineland-Palatinate.
Një numër i madh i shtëpive në qytezën Schuld në Ahrweiler janë jostabile dhe në rrezik të rrëzimit, ka thënë policia.
Landi tjetër North Rhine Westphalia, është goditur po ashtu rëndë nga shiu, i nxitur nga moti me presion të ulët në Gjermani.
Dy zjarrfikës kanë vdekur gjatë operacionit në landin North Rhine Westphalia.
Një 46-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë në ujë, teksa ka tentuar të shpëtojë një burrë, ndërsa një 52-vjeçar ka vdekur gjatë operacionit dhe përballjes me stuhi, ka thënë policia.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...