Të paktën 18 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 janë plagosur në Kolumbi, si pasojë e dy sulmeve që i atribuohen fraksioneve disidente të ish-grupit guerilas Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), njoftuan autoritetet vendase.
Sipas zyrës së kryetarit të bashkisë së Calit – qyteti i tretë më i madh në vend – një kamion me eksploziv shpërtheu dje pranë një baze të Forcave Ajrore Kolumbiane. Si pasojë e sulmit, gjashtë persona humbën jetën dhe 71 të tjerë u plagosën, raporton Reuters.
Disa orë më herët, një helikopter i Policisë Kombëtare, që po merrte pjesë në një operacion për zhdukjen e të mbjellave të gjetheve të kokës, u rrëzua në komunën e Amalfit, në departamentin e Antiokias, duke shkaktuar vdekjen e 12 efektivëve të policisë./rtk
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...