Të paktën 15 palestinezë janë vrarë nga bombardimet dhe të shtënat me armë zjarri nga tanket izraelite pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në Rafah në Gazën jugore, sipas mjekëve dhe banorëve vendas.
Mohammed Ghareeb, një gazetar vendas në Rafah, i tha BBC-së se mijëra palestinezë ishin mbledhur pranë një qendre shpërndarjeje të ndihmave humanitare të financuar nga SHBA-të kur tanket izraelite iu afruan dhe hapën zjarr mbi turmën.
Gazetarët dhe aktivistët vendas ndanë pamje rrënqethëse të trupave dhe individëve të plagosur që transportoheshin me karroca me gomarë në një spital fushor të Kryqit të Kuq në zonën al-Mawasi të Rafah, pasi ekipet e shpëtimit thuhet se nuk ishin në gjendje të arrinin në vendngjarje.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...