Anëtarët e komunitetit të vogël të krishterë të Gazës janë shprehur “zemërthyer” për vdekjen e Papa Françeskut, i cili bëri vazhdimisht apel për paqen për Gazën e shkatërruar nga lufta dhe se foli me ta në telefon pothuajse çdo mbrëmje gjatë gjithë luftës.
Në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, të krishterët palestinezë, libanezë dhe sirianë, si katolikë dhe ortodoksë, vlerësuan angazhimin e vazhdueshëm të Françeskut si një burim ngushëllimi në një kohë kur komunitetet e tyre u përballën me luftëra, fatkeqësi, vështirësi dhe persekutim.
“Ne humbëm një shenjtor që na mësoi çdo ditë se si të jemi të guximshëm, si të jemi të durueshëm dhe të qëndrojmë të fortë. Humbëm një njeri që luftoi çdo ditë në çdo drejtim për të mbrojtur këtë pakicë”, tha për Reuters George Antone, 44 vjeç, kreu i komitetit të urgjencës në Kishën e Familjes së Shenjtë në Gazë.
Sipas Antone, Françesku e thirri kishën disa orë pasi filloi lufta në Gazë në tetor 2023, – fillimi i asaj që Shërbimi i Lajmeve të Vatikanit do ta përshkruante si një rutinë të natës gjatë gjithë luftës.
Antone thotë se Papa Fraçesku do të sigurohej të fliste jo vetëm me priftin, por me të gjithë të tjerët në dhomë./rtsh.al/
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri