Kryediplomati evropian, Josep Borrell të hënën në Bruksel do të udhëheq takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, ku do të marrin pjesë edhe kryediplomatët e vendeve të Ballkanit.
Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon dhe dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.
E pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Takimi do të fillojë në orën 17.30 dhe do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. /RTK
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...