Pavarësisht se ushtria ukrainase është tërhequr zyrtarisht nga qyteti i Soledarit, ku prej muajsh po zhvillohen luftime të ashpra kundër forcave ruse, ukrainasit kanë organizuar një operacion të mirë organizuar – duke goditur mjet e rënda të ushtrisë së Vladimir Putinit.
Në videon e realizuar nga droni, shihen tanket ruse duke u hedhur në erë nga predhat e Javelinit, që i janë dhënë ukrainasve nga vendet perëndimore, raporton “The Sun”.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen shpërthimet e fuqishme si dhe shkatërrimi i tankeve ruse që goditen me precizitet të paparë.
Sipas ukrainasve, disa tanke ruse janë shkatërruar, si dhe dhjetëra ushtarë të Kremlinit janë vrarë në këtë betejë të ashpër.
Është interesant se beteja për Soledarin po konsiderohet si një prej betejave më të përgjakshme në Ukrainë, që konsiderohet si qytet me rëndësi strategjike.
Nga luftimet në këtë qytet, Kievi pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...