Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën pesë trupa të sigurisë janë vrarë gjatë një sulmi të talibanëve, në një market të këmbimit të parave, në provincën Helmand.
Autoritetet kanë thënë se të paktën tre persona e kanë sulmuar marketin.
Një zëdhënës i talibanëve, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se cak kanë qenë forcat e sigurisë dhe ndërtesat qeveritare.
Një objekt qeveritar është afër vendit ku ka ndodhur sulmi.
Distrikti Gereshek ka qenë zonë e luftës në javët e fundit.
Një sulm ajror nga ushtarët amerikanë që kishte ndodhur gabimisht më 21 korrik, ka lënë të vdekur 15 persona.
Talibanët e kontrollojnë pjesën më të madhe të provincës Helmand, dhe nisin rregullisht sulme në provincën e Kanhadarit dhe provinca të tjera.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...