Inteligjenca amerikane ka thënë se talibanët mund të rrethojnë Kabulin, kryeqytetin e Afganistanit, për tri ditë deri në një javë.
Sipas CNN, që citon inteligjencën amerikane dhe një burim diplomatik amerikan të paidentifikuar, Washingtoni e ka cilësuar si të mundshëm skenarin sipas të cilit talibanët mund të rrethojnë kryeqytetin afgan brenda tri deri në shtatë ditë.
Siç thuhet, inteligjenca amerikane më parë kishte paraparë një periudhë më të gjatë për izolimin e Kabulit nga ana e talibanëve, por kjo periudhë është rishqyrtuar pas avancimit të shpejtë të militantëve.
Administrata Joe Biden, e cila nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër përparimit të talibanëve, i ka dhënë përparësi evakuimit të stafit në ambasadën në Kabul.
Nga ana tjetër, sipas të njëjtit lajm, thuhet se stafi i Ambasadës së SHBA-së në Kabul është udhëzuar të “shkatërrojë të gjitha materialet e ndjeshme”.
Sipas një mesazhi dërguar stafit të ambasadës amerikane, në të cilin CNN ka fituar qasje, autoritetet amerikane kanë vendosur të ndërmarrin një hap të tillë për të parandaluar përdorimin e materialeve në fjalë për qëllime propagandistike.
John Kirby, zëdhënës i Pentagonit, tha në një konferencë shtypi dje se një operacion evakuimi është filluar në ambasadën në Kabul me përfshirjen e 3.000 trupave amerikane, duke shtuar se SHBA-ja do të hakmerret kundër çdo sulmi ndaj ushtarëve të tyre në vend./AA/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK