Ekspertët dhe inxhinierët teknikë talebanë janë gati të marrin nën kontrollë aeroportin e Kabulit, sapo forcat amerikane të largohen.
Një zyrtar i lartë i talebënve tha për Reuters se “po presin lajmin përfundimtar nga amerikanët për të siguruar kontrollin e plotë”, transmeton portal arbresh.info
Talebanët gjithashtu kanë theksuar se brenda pak ditësh do të shpallin edhe qeverinë e re.
Zëdhënësi Zabihullah Mujahid pranoi se marrja e Kabul nga grupi ishte “e papritur” dhe se janë shfaqur disa “pengesa të vogla” në formimin e administratës.
Ai tha gjithashtu se kishte pasur një shkëmbim mesazhesh me luftëtarët anti-talebanë në Luginën Panjshir, në veri të Kabulit, dhe se talebanët shpresonin se mosmarrëveshjet do të zgjidheshin përmes bisedimeve.
Forcat amerikane kanë filluar tërheqjen nga Afganistani, ndërsa data 31 gusht është edhe afati përfundmitar për tërheqjen e të gjithë trupave./arbresh.info/
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...