Në një lëvizje të paparalajmëruar, Kim Jong un dhe Moon Jae in u takuan sërish në zonën e çmilitarizuar mes dy koreve.
Përballja e dytë mes liderit koreano-verior dhe homologut të tij nga Koreja e Jugut vjen në mesin e përpjekjeve për ta rikthyer në binarë samitin historik të Kim Jong unit me presidentin amerikan Donald Trump.
Takimi i 12 qershorit është nën shenjen e pikëpyetjes pas vendimit të Trumpit për t’u tërhequr nga bisedimet dhe sinjaleve kundërthënëse të tij që treguan më vonë se ka ndryshuar mendje.
Deri në mesin e muajit të ardhshëm pasiguria duket se do të pllakosë zhvillimin e takimit të shumëpërfolur. Moon Jae in është përpjekur prej kohësh të balancojë dëshirën e tij për paqe në gadishullin Korean me interesat që burojnë nga aleanca me Amerikën.
Trump e la sërish hapur dritaren e bisedimeve me komentet e bëra një ditë më parë, kur tha se zyrtare amerikane dhe koreano-veriorë janë angazhuar në bisedime, që synojnë rigjallërimin e planeve për mbajtjen e takimit.
“Ata duan shumë që kjo të realizohet. Edhe ne duam. Të shohim se ç’do të ndodhë”- tha Presidenti amerikan. Peniani njoftoi të premten se mbetet i gatshëm të bisedoje për çmilitarizimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “kurdo qofte dhe cilido qofte formati”./tch/
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...