Presidenti i ri tajvanez është Lai Ching-te i partisë në pushtet DPP, i cili ishte njohur për mbrojtjen e identitetit të veçantë të Tajvanit dhe refuzimin e pretendimeve territoriale të Kinës.
Kandidati i partisë kryesore opozitare të Tajvanit Kuomintang (KMT), Hou Yu-ih, ka pranuar humbjen në zgjedhje.
Partia Progresive Demokratike e Lait, e cila mbron identitetin e veçantë të Tajvanit dhe hedh poshtë pretendimet territoriale të Kinës, kërkoi një mandat të tretë, të paprecedentë në sistemin aktual zgjedhor tajvanez, raporton BBC.
Lai u përball me dy kundërshtarë për presidencën – Hou i KMT dhe ish-kryebashkiaku i Taipeit, Ko Wen i Partisë së vogël Popullore të Tajvanit, e themeluar vetëm në vitin 2019.
Duke folur me gazetarët në qytetin jugor të Tainanit përpara votimit, Lai inkurajoi njerëzit të votojnë.
“Çdo votë vlerësohet, sepse kjo është demokracia e Tajvanit e fituar me vështirësi”, tha ai.
Në prag të zgjedhjeve, Kina e ka akuzuar vazhdimisht Lain si një separatist të rrezikshëm dhe ka refuzuar me këmbëngulje ftesat e përsëritura për bisedime.
Gjatë fushatës, Lai theksoi se ai “është i përkushtuar për të ruajtur paqen në të gjithë ngushticën e Tajvanit dhe për të forcuar mbrojtjen e ishullit”.

Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...