Tajvan, 14 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur nga tajfuni ”Ragasa”

18:21 | 24 Shtator 2025
E.G

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 120 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni “Ragasa” shkaktoi përmbytje në Tajvan.

”Reshjet e dendura të shiut të së martës shkaktuan përmbytje të liqenit Matai’an Creek, duke dërguar rrëke uji në Guangfu, në qarkun Hualien, duke përmbytur rrugë dhe duke marrë me vete automjete”, tha agjencia qendrore e lajmeve.

Pjesë të urës së lumit Matai’an janë përmbytur gjithashtu.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë 124 persona të zhdukur, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar.

Autoritetet kanë evakuar më shumë se 3 000 persona nga qytezat Guangfu, Fenglin dhe Wanrong.

Zyrtarët e emergjencës paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet ndërsa vlerësimet vazhdojnë dhe banorët e zhdukur nuk janë gjetur.

Në Filipine, autoritetet konfirmuan dy vdekje të tjera dhe gjashtë persona të zhdukur nga supertajfuni “Ragasa”, duke e çuar në tre numrin e vdekjeve në veri të Filipineve.