Tajfuni “Fung-wong” ka goditur të hënën në veriperëndim të Filipineve, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu e duke lënë pa energji elektrike provinca të tëra. Është raportuar për të paktën dy të vdekur dhe mbi 1.4 milion persona janë zhvendosur.
Tajfuni është parashikuar që të shkojë në veriperëndim drejt Tajvanit.
“Fung-wong” ka goditur në veri të Filipineve ndërsa shteti është ende duke e marrë veten nga shkatërrimet që i solli tajfuni “Kalmaegi”, që la të paktën 224 të vdekur në provincat qendrore para se të godiste Vietnamin.
“Fung-wong” goditi brigjet e provincës verilindore Aurora të dielën mbrëma. Shpejtësinë maksimale e arriti në 230 kilometra në orë. Më pas vazhdoj drejt veriperëndimit.
Një person raportohet se ka vdekur nga përmbytjet e shpejta në provincën lindore të Catanduanes dhe një tjetër vdiq në qytetin Catbalogan në provincën Samar, kur iu shemb shtëpia.
Mbi 1.4 milion u zhvendosën në strehimore apo shkuan në shtëpi të familjarëve para se tajfuni të godiste, dhe rreth 318 mijë mbetën në qendrat e evakuimit të hënën. Rreth 1000 shtëpi janë dëmtuar, e janë përmbytur fshatra e rrugë.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...