Supriza e Krishtlindjes: Policët vishen si babagjyshë për të bastisur shtëpitë e dilerëve të drogës

16:27 | 15 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Dilerët e drogës në Peru nuk do t’i duan më babagjyshët, pasi sot ata janë ndeshur me një suprizë të pakëndshme.

Policët që kishin për mision të bastisnin shtëpitë e dilerëve të drogës  janë veshur si babagjyshë dhe kanë filluar misionin e tyre, transmeton arbresh.info.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni se si njëri polic i veshur si babagjysh thyen derën e përparme të një shtëpisë në veri të qytetit Lima dhe më pas kanë sulmuar zyrtarët tjerë të fshehtë.

Sipas kolonelit Jorge Luis Angulo, shefi i skuadrës që ka kryer bastisje, ka theksuar se vendimi për t’u veshur si babagyshë ishte i lejuar për shkak të përfundimit të shpejtë të misionit.

Vitin e kaluar policia në Peru ka kryer bastistje të ngjajshme./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=ig_hHJwo6Hw

 

https://www.youtube.com/watch?v=bNLd2YKzBYw

Shpërndaje në rrjete sociale