Donald Trump e ka humbur edhe një betejë ligjore në raport me Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Gjykata Supreme, me një rezultat të ngushtë, urdhëroi të mërkurën administratën Trump të zbatojë vendimin e një gjykate federale për zhbllokimin e pagesave për ndihmat e huaja.
Sipas “ABC News”, administrata e presidentit Donald Trump duhet të paguajë rreth dy miliardë dollarë për organizatat jofitimprurëse për punët e kryera deri më tani.
Gjykata vendosi me rezultat 5:4 në favor të zhbllokimit të pagesave për ndihmat ndërkombëtare, transmeton telegrafi.
Më 24 janar, Departamenti i Shtetit të SHBA-së kishte urdhëruar ngrirjen e financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare amerikane, si pjesë e përpjekjeve të presidentit amerikan për t’i përshtatur këto programe me objektivat e tij të politikës së jashtme.
Ndryshe, këto programe zbatohen kryesisht USAID-it, e cila ka investuar mbi 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...