Kryeministri britanik Rishi Sunak i bëri sot thirrje Izraelit që të hetojë urgjentisht vdekjen e punonjësve të ndihmës, përfshirë britanikët, në Gaza.
Qytetarë nga Australia, Britania dhe Polonia ishin në mesin e shtatë personave që punonin për Ëorld Central Kitchen që humbën jetën në një sulm ajror izraelit në qendër të Gazës ditën e djeshme.
“Ne po i kërkojmë Izraelit që të hetojë urgjentisht atë që ndodhi, sepse qartazi ka pyetje që duhet të marrin përgjigje,” tha Sunak.
Ai theksoi se anëtarët e organizatave humanitare po bëjnë një punë të shkëlqyer për të lehtësuar vuajtjet e banorëve në Gaza.
“Ata duhet të lejohen ta bëjnë këtë punë pa pengesa. Dhe është detyra e Izraelit të sigurojë që ata mund ta bëjnë këtë”, shtoi ai.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha më herët se Britania i kishte kërkuar Izraelit që të niste hetimet menjëherë dhe të jepte një shpjegim të plotë dhe të qartë të asaj që ndodhi./abcnews.al
LEXO EDHE:
Vullnetar britanik numërohen në mesin e shtatë punonjësve të ndihmës të vrarë në Gaza
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...