Kryeministri britanik, Rishi Sunak në një postim në rrjetin social “X” ka shkruar se është tronditur kur mori lajmin e atentatit ndaj homologut te tij sllovak, përcjell Arbresh.info.
“I tronditur kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij” – ka shrkuar Sunak.
Shocked to hear this awful news. All our thoughts are with Prime Minister Fico and his family. https://t.co/x6gb47kSBF
— Rishi Sunak (@RishiSunak) May 15, 2024
Liderë të ndryshëm botëror kanë reaguar për atentatin ndaj kryeministrit sllovak.
Faqja zyrtare e Kryeministri sllovak në Facebook, bënë të ditur ai është transportuar me helikopter në Bratislavë për trajtim mjekësorë.
Ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.
Sipas mediave botërore, të shtënat ndodhën jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, rreth 93 milje në verilindje të kryeqytetit Bratislava.
Lexo edhe:
Detaje të reja – Kryeministri i Sllovakisë është plagosur në bark dhe krah
Ndërsa mediat sllovake kanë raportuar se Fico është plagosur në bark dhe në krah dhe po planifikohet të hyjë në operacion. / Arbresh.info/
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...