Sulmuesja që ka lënë të vdekur gjashtë persona në një shkollë amerikane në Nashvill, Tenesi, ka blerë shtatë armë ligjërisht dhe i ka fshehur në shtëpi, ka thënë policia.
Hetuesit kanë thënë se prindërit e të dyshuarës kanë besuar se 28-vjeçarja nuk ka pasur armë dhe nuk e kanë kuptuar asnjëherë që ajo i ka fshehur diku në shtëpi.
Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë të moshës nëntëvjeçare, kanë vdekur si pasojë e sulmit në Shkollën Covenant.
Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe tre punëtorë të shkollës.
E dyshuara ka qenë “nën kujdes mjekësor për çrregullim emocional”, ka thënë policia.
Shteti amerikan, Tenesi nuk ka ligje që i mundësojnë policisë të konfiskojë armë nga të dyshuarit e dhunshëm.
Pavarësisht një hapësire të tillë ligjore, policia ka thënë se do t’i konfiskonte armët, nëse autoritetet do të kishin ndonjë paralajmërim që e dyshuara përbën kërcënim.
Policia ka biseduar me prindërit e të dyshuarës, Audrey Hale, e cila është vrarë më pak se 15 minuta pasi ka nisur sulmi.
Hale, e cila e ka identifikuar veten si transgjinore dhe ka qenë nxënëse e asaj shkolle, ka qenë e armatosur me tri armë, përfshirë një pushkë gjysmë-automatike.
Policia ka thënë se sulmuesja nuk e ka shënjestruar asnjë person në veçanti, mirëpo e ka shënjestruar “shkollën, ndërtesën e kishës”.
Ky sulm përbën incidentin e 131-të me të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit, sipas organizatës joqeveritare, Gun Violence Archive, e cila mbledh të dhëna për dhunën e shkaktuar me armë./REL
Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë
Emir Sahiti realizon dy gola në fitoren e Maccabi Tel Avivit
Një italian po hetohet për “turizmin e snajperëve” në Saraje...
Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit q...
E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain
Transferohet në QKUK i moshuari që u godit nga vetura në Mit...