Personi i burgosur për një sulm me kamion që vrau pesë vetë në kryeqytetin suedez Stokholm vitin e kaluar është sulmuar nga një i burgosur tjetër shkruan NEWS përcjell arbresh.info
Përkrahësi i shtetit Islamik Rakhmat Akilov, i cili ka shkaktuar vdekjen e pesë personave në Stokholm, është sulmuar nga një i burgosur.
Sulmi ka ndodhur në burgun Kumla të sigurisë së lartë afër Orebro, në perëndim të Stokholmit, ku Akilov ka qenë i burgosur, raporton televizioni suedez SVT.
Sulmuesi, që raportohet të ketë qenë pjesëtar i bandës kriminale, ka hyrë në qelin e Akilovit dhe e ka goditur atë disa herë, motivi i këtij sulmi ka qenë hakmarrja për viktimat që kishte shkaktuar./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...