Të paktën 19 nxënës dhe 2 të rritur u vranë të martën nga të shtënat masive në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, afërsisht 130 kilometra në perëndim të San Antonio.
E presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të këtij sulmi tragjik, shkruajnë mediat e huaja.
Ai tha se ishte “e tmerrshme” teksa ai iu drejtua diplomatëve në Zvicër përmes video-lidhjes.
“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit dhe anëtarët e familjes së fëmijëve që u vranë në të shtënat e tmerrshme në një shkollë fillore në Teksas. Kjo është e tmerrshme”, tha Zelensky.
Përndryshe, tragjedia në shkollën fillore Robb është më e rënda në shkolla në Shtetet e Bashkuara për gati një dekadë. /arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron