Sulmi në spitalin e Gazës, shumica e viktimave ishin burra dhe fëmijë

14:52 | 18 Tetor 2023
A Z

Burrat dhe fëmijët janë shumica e viktimave të sulmit që ndodhi të martën në mbrëmje në Spitalin Arab Al-Ahli. Gazetari i Gazës, Hassan Asleeh foli për Al Jazeera dhe tha se “gratë dhe foshnjat po flinin në katet e sipërme të ndërtesës”.

“Pra, shumica e njerëzve që u vranë ishin fëmijët dhe burrat që flinin jashtë ambienteve të spitalit,” shtoi ai.

Ndërkohë, një video e re u publikua nga Izraeli, i cili mohon kategorikisht se ka bombarduar spitalin në Gaza mbrëmë, në të cilën humbën jetën mbi 500 persona.

Sipas Izraelit, videoja tregon se “në fakt ishin raketa nga Rripi i Gazës që u hodhën në drejtim të spitalit”. Siç u theksohet në video, raketat mund të shihen duke shpërthyer mbi spital, një dëshmi se ato janë hedhur nga Gaza./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale