Numri i personave të pësuar për vdekje është rritur në pesë vetë në sulmin i cili ndodhi të premten në Melbourne të Australisë, kur një vozitës qëllimisht me automobil goditi një grup këmbësorësh.
Policia pas sulmit në qendër të Melbourne-s arrestoi sulmuesin 26 vjeçar, Dimitrious Gargasoulas, ndërsa u bë e ditur se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.
Sot në spital ndërruan jetë dy persona edhe atë foshnja tre muajshe dhe një burrë 33 vjeçar, me çka bilansi i të vdekurve në sulmin e këmbësorëve është rritur ne pesë. Gjatë sulmit janë lënduar edhe 37 persona tjerë, në mesin e të cilëve katër janë në rrezik jete.
Sulmuesi që më herët është i njohur për organet e rendit të Australisë, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor dhe përdorues droge. Shefi i policisë në Victoria Graham Ashton njoftoi se Gargasoulas do të procesuohet për vrasje të shumëfishtë. Shumë qytetarë të Australisë, si dhe zyrtarët më të lartë shtetëror vizituan vendin e ngjarjes për të nderuar viktimat.
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%