Një imazh i ri që tregon sulmuesin Salman Adebi në ditën kur sulmoi në Manchester Arena është publikuar nga policia.
Zyrtarët po kërkojnë ndihmën e njerëzve që mund të kenë parë një valixhe të kaltërt mes dative 18 dhe 22 maj, transmeton portali arbresh.info
BBC ka marrë pamjet e publikuara nga policia që tregojnë se Adebi ishte në një dyqan një ditë para sulmit, ku mbetën të vrarë 22 persona.
22-vjeçari vizitoi zonën e rrugës Ëilmsloë të Mançesterit dhe qendrën e qytetit me valixhe, tha policia.
Njësia anti-terrorizëm ka kërkuar nga njerëzit që të mos i afrohen valixhes së kaltër nëse e shohin, por kanë urdhëruar që mënjehër të informohen autoritetet.
Sulmi në Manchester la të vdekur 22 persona dhe më shumë se 50 të plagosur, ku 19 nga ta vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.
Në lidhje me rastin në Libi është arrestuar edhe vëllau i sulmuesit dhe babai i tij./Arbresh.info
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...