Sulmi në Mançester: Arrestohet edhe një i dyshuar

17:38 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Policia britanike ka njoftuar e ka bastisur një pronë në jug të qytetit të Mançesterit, ndërsa ka arrestuar edhe një të dyshuar tjetër në lidhje me sulmin vetëvrasës me bombë në Mançester, njoftojnë mediat, përcjellë arbresh.

I dyshuari 25-vjeçar është arrestuar në jugperëndim të Mançesterit nën dyshimin për vepra të terrorizmit.

Në total, 14 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin, në të cilin 22 persona u vranë. Dy nga ta janë arrestuar pa u akuzuar, ndërsa 12 të tjerët mbesin në paraburgim dhe do të merren në pyetje.

Sulmi vetëvrasës ndodhi të hënën në mbrëmje gjatë një koncerti të pop yllit amerikan, Ariana Grande, ku u plagosen mbi 64 të tjerë.