I dyshuari egjiptian që sulmoi ushtarët francëze jashtë muzeut të Luvrit në Paris, ka pranuar të flasë për hetuesit dhe e ka konfirmuar identitetin e tij.
Personi që qëlloi me hanxhar dy ushtarët dhe thirri “Allahu Ekber’, ka konfirmuar se ai është Abdallah El-Hamahmy, transmeton portali arbresh.info.
Sipas burimeve të AFP, ai ka dhënë versionin e tij rreth incidentit, pa dhënë më shumë detaje.
Besohet se i dyshuari hyri në Francë me 26 janar nga Dubai.
Ai ishte duke qëndruar në një apartament me qira në afërsi të rrugë Champs-Elysees, që e kishte rezervuar përmes internetit në qershor, katër muaj pasi bëri një kërkesë për vizë.
Autoritetet franceze gjithashtu janë duke e hetuar edhe llogarinë e tij në Tëitter dhe kanë gjetur një numër të madh mesazhesh në gjuhën arabe që janë postuar pak para sulmit.
Kërcënimet terroriste janë një nga çështjet kryesore në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të këtij viti./Arbresh.info
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...