Sezoni i karnavaleve në Gjermani u përgjak këtë të hënë, pasi një makinë mori përpara turmën e njerëzve në qytetin Mannheim, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur.
Zëdhënësi i policisë gjermane tha se autori i dyshuar i sulmit, një 40-vjeçar gjerman, është arrestuar, ndërsa shtoi se nuk është e qartë nëse ka edhe të tjerë persona të përfshirë në incident.
Ndërkohë, policia i ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Incidenti ndodhi ndërsa njerëzit ishin grumbulluar për të festuar sezonin e karnavaleve. Një makinë e zezë iu drejtua turmës me shpejtësi duke lënë disa të plagosur.
Siguria ka qenë shqetësim kryesor në Gjermani pas një sërë sulmesh të dhunshme gjatë javëve të fundit, përfshirë goditjet vdekjeprurëse me makinë, në Magderburg në dhjetor dhe në Mynih muajin e shkuar dhe një sulm me thikë në Mannheim në maj të 2024.
Policia ishte në gjendje të gatishmërisë të lartë për paradën e karnavaleve të këtij viti, pasi në llogari të ndryshme të mediave sociale të lidhura me grupin militant Shteti Islamik bëhej thirrje për sulme në aktivitetet në qytetet Koln dhe Nuremberg./tch
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...