Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave vdekjeprurëse të së dielës në plazhin Bondi, ku u sulmua një aktivitet për të shënuar ditën e parë të Hanukkah. Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën kur dy të armatosur hapën zjarr gjatë festivalit hebre.
Ligjet e reja synojnë ata që përhapin urrejtje, përçarje dhe radikalizim. Ministrit të Punëve të Brendshme do t’i jepen kompetenca të reja për të refuzuar ose anuluar vizat për individët që përhapin urrejtje, ndërsa do të krijohet një grup pune për të siguruar që sistemi arsimor të trajtojë dhe parandalojë antisemitizmin. Ligjet do të përfshijnë gjithashtu dënime për predikuesit dhe udhëheqësit që nxisin dhunë, një vepër të re federale për “gjuhën e rënduar të urrejtjes” dhe përdorimin e “urrejtjes” si faktor rëndues në dënimin e krimeve online.
“Çdo hebre australian ka të drejtë të ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i respektuar për kontributin që i jep kombit tonë,” tha Albanese. Ai shtoi se terroristët e frymëzuar nga ISIS tentuan të kthenin australianët kundër njëri-tjetrit, por qytetarët i janë përgjigjur aktit të urrejtjes me dashuri dhe solidaritet.
Kryeministri po ashtu pranoi se qeveria mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar antisemitizmin që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit në tetor dhe u angazhua për të udhëhequr dhe bashkuar kombi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke, theksoi se qeveria po “ndryshonte pragun” për të parandaluar përdorimin e gjuhës çnjerëzore dhe të papranueshme pa kaluar plotësisht kufirin e dhunës.
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...
13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgo...
Heqja e masave ndaj Kosovës, Osmani falënderon përzemërsisht...
Dy gra gjenden pa vetëdije në një shtëpi – njëra e vdekur, t...
Policia jep detaje rreth aksionit ndaj bizneseve estetike në...
Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës për përfshirje në vrasjen e 34...