Sulmi në Berlin: Mobilizohet e gjithë zona Shengen për kapjen e tunizianit

15:30 | 21 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Ndjekja e të dyshuarit për sulmin në terrorist në Berlin ka marrë përmasa më të mëdha.

Menjëherë pasi prokurorët e kanë identifikuar të dyshuarin, është mobilizuar e gjithë policia e vende Shengen për kapjen e sulmuesit, transmeton arbresh.info.

Urdhëri për arrest është lëshuar pas mesnatës, megjithatë nuk janë dhënë detaje më të hollësishme.

Mediat kanë raportuar se i dyshuari është tunizian i quajtur Anis A, i lindur në vitin 1992. I dyshuari tunizian është i njohur edhe për të përdorur emra të rremë, kanë thënë burimet e sigurisë për mediat gjermane. Ai është raportuar të ketë udhëtuar në Itali në vitin 2012 dhe pastaj për në Gjermani në vitin 2015 ku edhe ka kërkuar azil.

Leja e qëndrimit të të dyshuarit është gjetur në kamion dhe besohet se ai është plagosur.

Sulmi me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ka marrë jetën e 12 personave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar takim emergjent me kabinetin e saj të sigurisë për të diskutuar hetimin e sulmit./Arbresh.info 

Shpërndaje në rrjete sociale