Partia Alternativa për Gjermaninë ka gabuar rëndë që ka kritikuar Angela Merkel si pasojë e sulmit terrorist të Berlinit, tha bashkë-themeluesi i partisë.
Alexnader Gauland ka dënuar reagimin e anëtarëve të partisë për sulmin terrorist në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën disa të tjerë, transmeton arbresh.info.
Përderisa partia ka shprehur ngushëllimet në Facebook, Marcus Pretzen, anëtar i lartë Parlamentit Evropian për AFD i ka quajtur viktimat si ‘vdekja e Merkelit’. Stefab Rapple, një tjetër parlamentit rajonal AFD në Baden-Ëürttemberg, tha kancelarja kishte gjak në duart e saj.
“Unë nuk do të lidhja vdekjen e viktimave më një person”, tha Gauland në një intervistë për Die Ëelt. “I kam thënë vetës se politikat e imigracionit në Gjermani kanë faj për këtë incident.”
I dyshuari kryesor për këtë sulm është Anis Amri, i cili ka hyrë në Gjermani gjatë vitit 2015, pasi kaloi katër vjet burg në Itali.
Atij i është mohuar azili në Gjermani në fillim të këtij viti dhe ishte i njohur për policinë federale si një kërcnim i mundshëm./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...