Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se i dyshuari kryesor për sulmin ndaj skuadrës së Dortmundit ka lidhje me ISIS, por nuk mund të vërtetohet përfshirja e tij në rastin e fundit. 26-vjeçari, Abdul Beset, do të përgjigjet në gjykatë mbi akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste, por nuk ka asnjë provë që e lidh atë me agresionin ndaj ekipit gjerman.
Hetuesit bëjnë të ditur se tashmë po investigojnë mbi një tjetër të dyshuar, që është një 28-vjeçar gjerman, por ende nuk ka shumë detaje mbi këtë proçes.
I arrestuari si i dyshuar kryesor për sulmin ndaj autobusit të skuadrës së Dortmundit është pjesë e Shtetit Islamik, por nuk ka ende asnjë provë që të vërtetojë lidhje të mundshme mes tij dhe aktit terrorist të regjistruar ditën e martë.
Në këto përfundime kanë dalë hetuesit pas ekzaminimit të provave, ndërsa është zbardhur edhe identiteti i të arrestuarit.
Abdul Beset ka qenë dikur drejtuesi i një njësie luftarake të Shtetit Islamik në Irak, por ishte kthyer në Gjermani në vitin 2016.
26-vjeçari prej atëherë mendohet se ka qënë duke planifikuar ekzekutimin e sulmeve të mundshme në Europë, ndaj kishte qënë nën ruajtjen e vazhdueshme të autoriteteve.
Për këtë arsye, emri i tij kishte dalë si një prej të dyshuarve kryrsorë. Pavarësisht dyshimeve të forta që kanë për rastin, autoritetet nuk mund të provojnë përfshirjen e tij në sulmin ndaj autobusit që po transportonte Borusian e Dortmundit.
Megjithatë, 26-vjeçari do të akuzohet për terrorizëm si dhe planifikim të akteve terroriste, me mundësinë e rihapjes së çështjes aktuale në rast se do të gjenden prova të reja.
Në këtë mënyrë, rasti i fundit vijon të mbetet i pazbardhur. Autoritetet bëjnë të ditur se kanë dyshime edhe për një 28-vjeçar gjerman, por ky i fundit deri më tani nuk është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...